Udhëzime sigurie për llambat

Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet. Mosrespektimi i këshillave të sigurisë dhe i udhëzimeve mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndime të rënda.
Ruajini të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet për të ardhmen.
- Ju lutemi lexoni dhe ndiqni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë të përfshira me baterinë ose me veglën elektrike me të cilin është furnizuar bateria.
- Trajtojeni me kujdes llambën. Llamba gjeneron nxehtësi të madhe, e cila rrit rrezikun e zjarrit dhe shpërthimit.
- Mos punoni me llambën në mjedise shpërthyese.
- Pasi llamba të fiket automatikisht, mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes. Bateria mund të dëmtohet. Sigurohuni që bateria të jetë e karikuar dhe llamba të jetë ftohur përpara se ta ndizni sërish llambën.
- Burimi i dritës që gjendet në llambë mund të zëvendësohet vetëm nga prodhuesi ose personeli i kualifikuar i specializuar.

Mbani distancën minimale midis llambës dhe të gjitha sipërfaqeve dhe objekteve të ndriçuara. Nëse distanca tejkalohet, objektet e ndriçuara mund të mbinxehen.
- Mos e mbuloni kokën e llambës kur llamba është në përdorim. Koka e llambës nxehet gjatë funksionimit dhe mund të shkaktojë djegie nëse rritet kjo nxehtësi.
- Gjatë transportit dhe ruajtjes, hiqni baterinë nga llamba ose tërhiqeni spinën. Llamba mund të nxehet.
- Nëse llamba përdoret nga rrjeti elektrik në një mjedis të lagësht, përdorni një ndërprerës të rrymës së mbetur. Përdorimi i një ndërprerësi të rrjedhjes së tokëzimit zvogëlon rrezikun e një goditjeje elektrike.
- Kur e përdorni dritën në një pozicion të ngritur, sigurojeni atë në mënyrë adekuate me pajisje mbrojtëse nga rënia. Në këtë mënyrë ju mund të shmangni dëmtimin e pronës dhe lëndimet personale nëse drita bie aksidentalisht.
- Mos e lidhni llambën në tela elektrikë ose objekte të tjera të pasigurta. Ekziston rreziku i zjarrit dhe lëndimit.
- Nëse llamba është e lidhur me një grep të varur, mos vendosni ndonjë peshë shtesë mbi të dhe kontrolloni nëse është e sigurt. Grepat e varur janë projektuar ekskluzivisht për të mbajtur llambën duke përfshirë baterinë e futur.Çdo peshë shtesë mund të shkaktojë thyerjen ose rënien e llambës.
- Nëse llamba është e lidhur me një grep të varur, mos e lëvizni llambën ose objektin në të cilin është ngjitur. Llamba mund të bjerë.
- Mos e përdorni llambën si ndenjëse ose shkallë. Ju mund të dëmtoni llambën.
- Shmangni grumbullimin e pluhurit në vendin e punës. Pluhuri mund të ndizet lehtësisht.
- Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Në rastin e përdorimit të gabuar ose kur bateria është e dëmtuar nga bateria mund të rrjedhë lëng i djegshëm. Shmangni kontaktin me të. Në rast kontakti aksidental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, merrni gjithashtu edhe ndihmën e mjekut. Rrjedhja e lëngut të baterisë mund të shkaktojë acarim ose djegie të lëkurës.
- Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
- Mbajeni baterinë e papërdorur larg kapëseve, monedhave, çelësave, gozhdëve, vidave ose objekteve të tjera të vogla metalike, të cilat mund të shkaktojnë urë të kontakteve. Një qark i shkurtër ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
- Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër. |
- Karikoni bateritë vetëm me karikues të rekomanduar nga prodhuesi. Një karikues i projektuar për një lloj baterie paraqet rrezik zjarri kur përdoret me bateri të tjera.
- Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.