Paralajmërime sigurie për gozhduesin
- Gjithmonë supozoni që gozhduesi përmban elementë fiksues. Trajtimi i pakujdesshëm i gozhduesit mund të rezultojë në shkrepje të papritur të elementëve të fiksimit dhe lëndime personale.
- Shkëputeni veglën nga burimi i energjisë kur ngarkoni dhe shkarkoni elementët e fiksimit, bëni rregullime ose ndërroni aksesorët. Vegla mund të aktivizohet aksidentalisht nëse është i lidhur me burimin e energjisë, gjë që mund të rezultojë në lëndime personale.
- Bëni kujdes kur merreni me fiksuesit, sidomos kur i futni dhe i nxirrni. Fiksuesit kanë maja të mprehta të cilat mund të shkaktojnë dëmtime fizike.
- Mos e drejtoni gozhduesin drejt vetes ose dikujt tjetër aty pranë. Shtypja padashur bën që të dalë një fiksues, dhe kjo mund të shkaktojë dëmtime fizike.
- Mbajini gishtat larg nga këmbëza kur nuk e përdorni gozhduesin dhe kur e lëvizni nga një pozicion pune në një tjetër. Shtypja padashur bën që të dalë një fiksues, dhe kjo mund të shkaktojë dëmtime fizike.
- Mbajeni gozhduesin nga sipërfaqet e izoluara të kapjes, kur kryeni një veprim ku elementi fiksues mund të bjerë në kontakt me instalime të fshehura elektrike. Një element fiksues që bie në kontakt me një tel "nën tension" mund ti bëjë pjesët metalike të ekspozuara të gozhduesit "nën tension" dhe mund t'i shkaktojë përdoruesit goditje elektrike.
- Mbajeni fort gozhduesen ndërsa punoni. Kërcimi i pakontrolluar i gozhdueses mund të shkaktojë aktivizim padashur, dhe kjo mund të sjellë dëmtime fizike.
- Mbajini të gjitha pjesët e trupit, si duart, këmbët etj., larg nga drejtimi i qitjes së gozhduesit. Fiksuesi mund të depërtojë në materialin e punës, si edhe në objektin pas tij, dhe kjo mund të shkaktojë dëmtime fizike.
- Kur përdorni gozhduesin, mbajini të gjitha pjesët e trupit, siç janë duart, këmbët etj., larg zonës ku ngulitja e elementit fiksues është bërë në pjesën e punës. Fiksuesi mund të devijojë dhe të dalë nga pjesa e punës, gjë që mund të rezultojë në lëndime personale.
- Mos e vini në punë gozhduesin nëse ai nuk është vendosur fort mbi materialin e punës. Nëse gozhduesi nuk është në kontakt me pjesën e punës, elementi i fiksimit mund të devijojë nga pjesa e punës, gjë që mund të rezultojë në lëndime personale.
- Mos e përdorni këtë gozhdues për të shtrënguar kabllot elektrike. Ajo nuk është bërë për instalim të kabllove elektrike, dhe mund të dëmtojë izolimin e kabllove elektrike duke shkaktuar rrezik goditjesh elektrike ose zjarri.
- Shkëputeni gozhduesin nga burimi i energjisë nëse ndonjë element fiksues bllokohet në gozhdë. Gjatë heqjes së një elementi fiksues të bllokuar, gozhduesi mund të aktivizohet aksidentalisht nëse është i lidhur me burimin e energjisë, gjë që mund të rezultojë në lëndime personale.
- Bëni kujdes kur hiqni një fiksues të bllokuar. Mekanizmi mund të jetë nën kompresim dhe elementi fiksues mund të shkarkohet me forcë, gjë që mund të rezultojë në lëndime personale.
- Përdorni pajisje të përshtatshme kërkimi, për të gjetur linjat e fshehura të shërbimeve ose konsultohuni me kompaninë lokale të shërbimeve. Kontakti me telat elektrikë mund të shkaktojë zjarr dhe goditje elektrike. Dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim. Depërtimi në një tub uji shkakton dëme materiale.
- Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
- Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
- Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.
Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga rrezet e vazhdueshme të diellit, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër.
Simbole dhe kuptimi i tyre
Simbolet e mëposhtme mund të jenë të rëndësishme për përdorimin e veglës suaj elektrike. Ju lutemi mbani mend simbolet dhe kuptimin e tyre. Interpretimi i saktë i simboleve do t'ju ndihmojë ta përdorni më mirë dhe në mënyrë më të sigurt veglën elektrike.
Simbole dhe kuptimi i tyre | |
|---|---|
| Mbani mbrojtje për dëgjimin. Ekspozimi ndaj zhurmës mund të shkaktojë humbje të dëgjimit. |
| Mbani syze mbrojtëse. |

