Karikoni baterinë

Për të karikuar baterinë, lidhni fishën e karikimit USB me prizën furnizuese duke përdorur kabllon e karikimit. Futni përshtatësin e rrymës në një prizë elektrike.

Bateritë Li-jon dorëzohen pjesërisht të karikuara për shkak të rregulloreve ndërkombëtare të transportit. Për të siguruar funksionimin e plotë të baterisë, karikoni plotësisht baterinë përpara përdorimit të parë.

Doreza e veglës elektrike nxehet gjatë karikimit. Kjo është normale.

Nëse nuk do ta përdorni për një periudhë të gjatë kohore, shkëputeni karikuesin nga furnizimi me energji elektrike.

Vegla elektrike nuk mund të përdoret gjatë karikimit; nuk është me defekt nëse nuk funksionon gjatë karikimit.