Caktoni drejtimin e rrotullimit

Me çelësin e drejtimit të rrotullimit (6) ju mund të ndryshoni drejtimin e rrotullimit të veglës elektrike. Me çelësin e ndezjes/fikjes (5) të shtypur, kjo nuk është e mundur.

Rrotullimi në drejtim të akrepave të orës: Për të vidhosur vidhat, shtyni përpara çelësin e drejtimit të rrotullimit (6).

Rrotullimi në drejtim të kundërt të akrepave të orës: Për të liruar ose hequr vidhat, shtyni prapa çelësin e drejtimit të rrotullimit (6).