Çmontimi/montimi i tehut të sharrës

Azi/Afrikë/Amerika Latine

Çmontimi/montimi i tehut të sharrës (shih figurën A)

  • Lironi 4 vidat (25) duke përdorur çelësin e dërguar heksagonal (11).
  • Hiqni pllakën bazë (26).
  • Shtypni dhe mbani shtypur butonin e kyçjes së boshtit (2).
  • Përdorni çelësin heksagonal (11) për të zhvidhosur vidën shtrënguese (27).
  • Hiqni fllanxhën e fiksimit (28) dhe tehun e sharrës (14).

Montimi i tehut të sharrës (shih figurën B)

  • Pastroni tehun e sharrës (14) dhe të gjitha pjesët shtrënguese që do të montoni.
  • Vendoseni tehun e sharrës (14). Drejtimi i prerjes së dhëmbëve (drejtimi i shigjetës në tehun e sharrës) dhe drejtimi i shigjetës së rrotullimit (1) në kasë duhet të përputhen. Sigurohuni që 3 kunjat e qendror (29) të futen në vrimat tehut të sharrës.
  • Vendosni fllanxhën shtrënguese (28) sipër dhe vidhosni vidën shtrënguese (27).
  • Shtypni dhe mbani shtypur butonin e kyçjes së boshtit (2).
  • Tërhiqni çelësin heksagonal (11) për të zhvidhosur vidën shtrënguese (27).
  • Vendosni pllakën bazë (26) sipër dhe vidhoseni atë në vend me 4 vidat (25).